1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënsja e PSD-së: S’mund të thuash marrëveshja është e keqe, por Kurti nuk ka faj

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e çon Kosovën drejt një autonomie për serbët.

Ajo ka thënë se askush nuk mund të thotë që marrëveshja e dakorduar mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq është e keqe dhe që Kurti nuk ka faj.

“Nuk mund të thuash që marrëveshja është e keqe, por kryeministri Kurti nuk ka faj”, ka thënë Kuçi në emisionin “DPT te Fidan Jupolli” në T7.

Kuçi ka deklaruar se PSD asnjëherë nuk ka thënë se Asociacioni ka pikur nga qielli. Sipas saj është shqetësuese, që Kurti, si një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të tij, po implementon.

“Ne s’po themi Asociacioni na erdhi prej qielli. Nëse në 2013 dhe 2015 kemi marrëveshjet e Asociacionit, atëherë qysh u bo që askush mos me implementu deri tash, por u detyrua kryeministri Kurti me pranu edhe planin e implementimit”, ka thënë tutje ajo.

Sipas Kuçit, Asociacioni është pushtet paralel.

“Do të ketë vazhdimisht konteste mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit”, ka thënë ajo.

“Ky vet në RTK e ka pranu që ka Asociacion. Ne i kemi thënë këto që ka autonomi dhe Asociacion, por njerëzve u është dashur që ta dëgjojnë nga kryeministri”, ka thënë në fund ajo. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img