-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Ushtrisë Amerikane: “Defender Europe 23” merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës

Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës. Në një intervistë për Deutche Welle ai dha detaje për stërvitjen nga e cila u përjashtua Kosova pak ditë më parë

Stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 është duke u zhvilluar në një situatë kur bota ka ndryshuar për shkak të agresionit brutal të Rusisë kundër Ukrainës. Si po e reflekton kjo manovër ushtarake këtë situatë?

Martin O’Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, që më shpesh quhet DEFENDER 23, demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënonin paqen në Evropë si edhe mbrojtur kontinentin nga agresioni. Stërvitja demonstron gjithashtu përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur shkallën, aftësinë dhe ndërveprueshmërinë mes ushtrive të tyre.

Në veri të Kosovës vazhdon situata e tensionuar. A po e merr DEFENDER Europe 23 në konsideratë këtë situatë dhe një përshkallëzim të saj potencial?

Martin O’Donnell: Ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë bën përditë stërvitje në këto dy kontinente. Në këtë mënyrë ne i marrim në konsideratë situatat në afro 100 vende, përfshirë edhe Kosovën.

A mund të rikthehet Kosova në DEFENDER Europe 23 pas përjashtimit të saj, nëse situata do të normalizohet?

Martin O’Donnell: Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar. Pavarësisht përfundimit të hershëm stërvitja konsiderohet një sukses pasi trupat nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në gjendje të ushtrojnë aftësi ushtarake dhe të forcojnë ndërveprueshmërinë gjatë gati dy javëve të stërvitjes ushtarake.

Çfarë rëndësie strategjike ka DEFENDER 23 për sigurinë rajonale?

Martin O’Donnell: Stërvitja tregon përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur nivelin e aftësive dhe ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tyre. Sikurse thashë më parë, DEFENDER 23 demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur trupa dhe pajisje të besueshme luftarake me shpejtësi, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënojnë paqen e Evropës dhe mbrojtur kontinentin nga agresioni.

Çfarë konfliktesh dhe krizash të mundshme lidhur me sigurinë dhe paqen në Evropë, mund të ndodhin në kontekstin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës?

Martin O’Donnell: Do të ishte e papërshtatshme për mua të spekulloja mbi situata hipotetike.

Cili është kontributi i Gjermanisë në DEFENDER Europe 23?

Martin O’Donnell: DEFENDER Europe 23 përbëhet nga tri stërvitje ushtarake të veçanta, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën: Reagimi i Shpejtë, Reagimi i Menjëhershëm dhe Përmirësimi i Përfshirjes së Trupave Shumëkombëshe Luftarake (Saber Guardian). Për reagimin e shpejtë, Gjermania siguroi dy avionë Airbus A400 të Forcave Ajrore Gjermane për të lëvizur personelin dhe pajisjet nga Brigada e 11-të Ajrore e Forcave të Shpejta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img