I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, pritet të japë dorëheqje nga posti i ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani.
Advertisement
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin.
I pyetur se a do të vazhdojë të jetë i përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, Custin ka theksuar se tani për tani mund vetëm të konfirmoj se Grenell nuk do të jetë më ambasador në Gjermani.
“Unë tani mund vetëm të konfirmoj se i dërguari special i presidentit, Grenell do ta lë vetëm postin e tij si ambasador në Gjermani”, thuhet në përgjigjen e Custin për Telegrafin.
Gazetari Ryan Saavedra në një artikull të publikuar në DailyWire, ka bërë të ditur se Grenell ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij, pasi që presidenti Trump tashmë ka përzgjedhur për drejtor të Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, transmeton Telegrafi.
Grenell planifikonte të rikthehej në shtëpi gjatë kësaj vere, por ishte pajtuar me administratën të qëndroj derisa të nominohet dhe konfirmohet drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare.
Ndërkaq lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe i biri i presidentit Trump që falënderoi Grenellin për kontributin e dhënë.
PostAdss