1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se presidentja s’e pranoi Konjufcën në takim si zëvendësim për Kurtin

Presidenca e Kosovës ka thënë se takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani të mërkurën për të diskutuar datën e zgjedhjeve ka qenë vetëm për kryetarët e partive. Në takimin që po mbahet në Presidencë, mungon kryeministri Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Nga Qeveria kanë thënë se kanë propozuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca të marrë pjesë në këtë takimi pasi kryeministri Kurti është në një drekë me ambasadorët që ishte aranzhuar para tre jave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konsideruar se emri i Konjufcës do të duhej të  ishte i pranueshëm, shkruan Koha.net.

“Kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi. Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, ka thënë Kryeziu në një përgjigje për KOHËN.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img