Site icon PrishtinaPress

Zëdhënësi i Qeverisë për zgjedhjet në veri: Ka shkelje të asaj për çfarë është biseduar në Bruksel

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me takimin e 2 majit në Bruksel që pritet të mbahet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se takimet e radhës tash e tutje gjithmonë do ta kenë në fokus zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Takimi i radhës tash e tutje gjithmonë do ta ketë në fokus zbatimin e marrëveshjes. Ka qenë një ndërmarrje shumë e madhe që e ka mundësuar një dakordim të tillë, do të mundësohet zbatimi i plotë i saj. Në kuadër të asaj marrëveshjeje, është një çështje që kërkon urgjencën, dhe në të njëjtën kohë e ka edhe në tekst fjalën “urgjencë”, është ajo për të “zhdukurit me dhunë” dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Kurti.

Në RTV Dukagjini Kryeziu ka thënë se gjatë kësaj jave, kryeministri Kurti do të takohet me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak për të cilën edhe Kurti e ka konfirmuar më herët me të cilin do të caktohet agjenda e takimit të 2 majit.

“Kalimi i fazës së parë për anëtarësim në KiE”, Kryeziu e quan motiv shtesë për shtetin e Kosovës

Kryeziu në lidhje me atë që Kosova ka kaluar fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës ka thënë se Republikës së Kosovës iu pranua aplikimi në këtë organizatë pas një pauze të gjatë të anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.

Sipas tij që nga fillimi kritikët e kanë konsideruar veprim të pamatur aplikimin e Kosovës në KiE.

Ai ka thënë se tashmë duhet të mbahet kontakti me shtetet anëtare që e kanë mbështetur këtë dhe se ky hap i rëndësishëm ka një ndikim pozitiv në rritjen e performancës së sistemit të drejtësisë në Kosovë kështu duke përmendur mundësinë e qasjes në Gjykatën e Strasburgut.

“Le të jetë një motiv shtesë që të kemi reforma më të shpejta në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu e ka quajtur si një lloj “cinizmi” të Prokurorisë Speciale vendimin për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Është një cinizëm në veprimin e Prokurorisë në arrestimin e kryeshefit, është shumë interesant që prokuroria e merr këtë vendim në ditën e nënshkrimit të liberalizimit të vizave. Nuk është rastësi, është aktori i njëjtë që ka pasë përgjegjësinë e njëjtë të ua liberalizojë vizat qytetarëve, e në atë ditë tregon që mund të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij gjyqi ndaj Krasniqit nuk mund të bëhet nga njerëzit dhe parlamenti, por nga organet përgjegjëse.

 

Exit mobile version