0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Qeverisë: Këto janë arritjet tona për 1 javë

Qeveria e Kosovës ka dalë me një listë të pesë ngjarjeve më të rëndësishme të javës, ngjarje këto që po konsiderohen si arritjet kryesore të kësaj jave.

E para në listën e ngjarjeve më të rëndësishme është listuar siç thotë Qeveria renditja e Kosovës e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë.

Në listë është përmendur edhe miratimi i buxhetit të 2023 në vlerë 3.2 miliardë euro, dhe miratimi nga Kuvendi i Strategjisë të Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027.

Postimi i zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu:

Pesë nga ngjarjet kryesore të javës që lëmë pas:

????Kosova u rendit e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë për nga përmirësimi i arritur brenda vitit 2022, sipas World Justice Project. Sivjet shënuam vlerën më të lartë ndonjëherë në indeksin e këtij raporti.

????U miratua në Qeveri projektbuxheti për vitin 2023. Në vlerë prej 3.2 miliardë euro, buxheti për vitin e ardhshëm do të vazhdojë mbështetjen për arsim, shëndetësi, bujqësi e siguri

????Kuvendi miratoi Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027. I dyti që nga shpallja e pavarësisë, ky dokument identifikon rreziqet, kërcënimet, sfidat për sigurinë e vendit por edhe mundësitë, objektivat strategjike dhe vizionin për të ardhmen.

????U nënshkrua marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë. Krahas rëndësisë ekonomike, këto dy projekte lidhin vendet e banuara shqiptare në dy anën e kufirit.

????U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për vazhdimin e përkrahjes financiare në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img