2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Qeverisë e shpall fitoren: Opozita e humbi debatin

Grupet parlamentare opozitare kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pati debat parlamentar për politikën e jashtme, për shkak se nga salla u largua kryediplomatja Donika Gërvalla e po ashtu në sallë nuk ishte as kryeministri Albin Kurti. 

Për këtë çështje doli me një njoftim zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se edhe Kurti edhe Gërvalla patën takime në agjendë me mysafirë të huaj që po qëndronin në Kosovë në vizitë zyrtare.

“Zëvendëskryeministrja Gërvalla pati takim me ministrin e qeverisë së Izraelit, Esawi Frej i cili është në vizitë zyrtare në Kosovë. Kryeministri Kurti sapo përfundoi takimin me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, e cila po ashtu është në vizitë zyrtare në Kosovë. Menjëherë pas takimit, deri sa ishte rrugës për në Kuvend, kryeministri Kurti u njoftua se seanca është shtyrë”, ka shkruar Kryeziu. 

Zëdhënësi qeveritar po thotë se të gjithë deputetët, e ndoshta më së miri ata që në kaluarën kanë qenë pjesë e ekzekutivit, e mirëkuptojnë se takimet e nivelit të tillë konfirmohen paraprakisht dhe nuk mund të shtyhen.

Kryeziu kritikoi opozitën se lëshimi i sallës nga deputetët opozitarë u bë më shumë se “e humbën” debatin parlamentar. 

“Meqë kryeministri Kurti e zëvendëskryeministrja Gërvalla munguan vetëm një orë gjatë një debati parlamentar që di të bëhet gjithëditor, shtyrja e seancës për shkak të mosprezencës së tyre më shumë duket të jetë pretekst se sa arsye. Me gjasë nuk deshtën të vazhdojnë një debat që veçse kishin filluar ta humbnin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img