Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për “Info Magazinë” se patrulla më e afërt e Policisë ka shkuar në vendin e ngjarjes oas raportimit për grabitjen në Suharekë.
“Rreth orës 15:45 është raportuar për një grabitje në Suharekë. Patrulla më e afërt ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me të shkuar grabitësit kanë hapur zjarr ndaj Policisë. Si pasojë një polic ka mbetur i lënduar i cili është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bytyqi..
Bytyqi ka thënë se hetuesit duke mbledhur prova aktualisht në mënyrë që të bëhet identifikimi i grabitësve sa më shpejt.
“Identifikimi i tyre është i vështirë. Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe do të mundohemi që sa më shpejt t’i identifikojmë këta persona dhe t’i arrestojmë”, ka shtuar ai.