3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i PDK-së me shumë kritika për Kurtin e Osmanin dhe vizitën e tyre në Gërmi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci, ka folur për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, më saktësisht për ditën që këta të fundit kaluan në parkun e Gërmisë me familjet e tyre.

Bytyci ka thënë se vizita e tyre në këtë park u bë nën shoqërimin e shumë truprojeve si dhe u bë në ditë pune.

“Me GJIPA të ZI, rreth 10 prej tyre, e me truproje për në Gërmi me familje, kuptohet në ditë punë”, tha ai.

Ai tutje ka thënë se ekonomia është në greminë ndërkohë që prej pandemisë po vdesin shumë persona për cdo ditë.

“Ekonomia në greminë, e mbi 10 vdekje mesatarisht në ditë për shkak të pandemisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjetën kohën edhe për piknik. Kësaj i them me pas prioritete në jetë”, shtoi tutje Bytyci.

“* Po e paramendoj histerinë e disave sikur të vepronin të tjerët kështu. Edhe mos të harroj ata nuk kishin të veshur patike!”, përfundoi zëdhënësi i PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img