1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i PDK-së: Jemi parti opozitare, zërat për përfshirje në Qeveri janë spekulime

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se PDK është parti opozitare dhe se deri tani nuk është diskutuar për hyrjen e kësaj partie në Qeveri.

Bytyçi në një postim në rrjetin social Facebook thekson se çdo gjë që është përfolur deri tani për përfshirjen e PDK-së në Qeveri janë vetëm spekulime.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, shkruan Bytyçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img