1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i PDK: Kurti harron kërkim faljen nga Serbia, që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar takimet e kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti me krerët e Listës Serbe për koalicion qeverisës.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se Kurti i vërtetë u duk sot kur për interes personal që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis, duke përfshirë pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit.

“Kur mendon për karrigen e Kryeministrit dhe për veten e tij, Albin Kurti harron kërkim faljen nga Serbia, harron krimet serbe në Kosovë, harron kushtëzimet që duhet t’ia bëj Serbisë për të vazhduar dialogun. Që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis, duke përfshirë pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit. Ky pra është Albin Kurti i vërtetë!”, ka thënë Bytyçi.

Ndaj Kurtit pati edhe reagime të tjera të enjten gjatë ditës.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se takimi i sotëm me Listën Serbe ishte një dëshmi për Kurtin si “mashtrues”.

“Një kohë i quante kriminelë [Listën Serbe], na quante edhe neve kriminelë që po bashkëpunonim me ta ndërsa sot vet po negocion me ta për të krijuar qeverinë e Kosovës bashkë me ta. Nuk e di si mund ta quajmë ndryshme pos mashtrues”, ka deklaruar Haradinaj.

Po ashtu kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur një sërë akuzash ndaj Kurtit.

Molliqaj ka deklaruar se Kurti ka hequr dorë nga të gjitha kritikat e parimet, e sipas tij, ai po i ndryshon ato sepse qëllim kryesor ka ardhjen në pushtet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img