2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i LDK-së i reagon kryetarit të PDK-së: Nuk ke bërë marëveshje me ne, por me partinë në pushtet

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili gjatë konferencës për media akuzoi partitë tjera opozitare për mos shpërndarjen e Kuvendit.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Memli Krasniqi duhet të kërkojë llogari nga ai të cilit i shkoi në darkë.

“Krasniqi ka bërë marrëveshje me Kurtin, jo me LDK-në, prandaj i pakuptimtë roli i i tij si ndërmjetësues. Le të kërkojë përgjegjësi tek ideatori i vërtetë i shpërndarjes dhe tek marrëveshja që ka bërë me të”, ka thënë Mustafa për Nacionalen.

Mustafa ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së, që kryeministri duhet të dorëhiqet dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.

“LDK nuk bën marrëveshje me Kurtin. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i zëshëm edhe para dakordimit tashmë të dështuar të tyre. Dorëheqje, më pas zgjedhje!”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img