1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Kurtit thotë se vendimi për moslejimin e zgjedhjeve serbe nuk i prek raportet Kosovë-SHBA

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se moslejimi i zgjedhjeve të nesërme të Serbisë në Kosovë nuk i prek raportet me ShBA-në.

Kryeziut poashtu ka deklaruar se janë në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me administratën e presidentit Biden.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të kultivojë marrëdhëniet historikisht dhe tradicionalisht të mira dhe miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë bashkëpunimin konstruktiv dhe jemi në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me administratën e Presidentit Biden dhe përfaqësuesit e shtetit amerikan në Kosovë. SHBA-ja është aleati ynë strategjik dhe historik ndaj të cilit kemi dëshmuar partneritet të besueshëm dhe të qëndrueshëm, së fundmi në rastin e strehimit të më shumë se 1400 refugjatëve afganë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë aq të posaçme e të thella sa e tejkalojnë një qëndrim apo tjetër të qeverisë”, tha kryeziu për Kosovapress.

Në anën tjetër BE-ja e konsideron mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë si vendim që është në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen Evropiane.

Edhe Shtetet e Quint-it kanë shprehur “zhgënjim të madh” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, të caktuara më 3 prill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img