4.7 C
Pristina
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Kurtit: Nuk kemi të bëjmë me problemet në KQZ, serverët na i dha Gjermania

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, ka thënë se nuk kanë të bëjnë me problemet në KQZ, dhe sipas tij, akuzat drejtuar tyre janë “përpjekje e ulët për të shkaktuar huti”.

Madje, Kryeziu ka përmendur shtetin gjerman, duke thënë se serverët iu dhanë KQZ-së si donacion nga Gjermania, kurse prokurorimi për softëare u bë nga OSBE, si donacion.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me softëare-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për softëare-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik: https://telegrafi.com/kqz-pranon-si-donacion-servere-dhe…/

Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img