Site icon PrishtinaPress

Zëdhënësi i KQZ-së: Qendrat e votimit janë hapur me kohë, materiali zgjedhor është shpërndarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për media në lidhje me zgjedhjet në Veri.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe se është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor.

“Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpoërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës. Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në webfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat”, tha ai.

Në emër të KQZ-së, Elezi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Në emër të KQZ-së, ftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote në këto katër komuna që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, kryetarin e komunës dhe anëtarët e kuvendeve komunale”, tha Elezi./PrishtinaPress/

Exit mobile version