1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Blinken: Do të vazhdojmë të bëjmë presion për zgjidhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Ned Price, zëdhënës i Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, ka thënë se do të bëjnë presion për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyqi.

“Kanë kaluar 23 vite pa drejtësi për tre shtetas amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të ekzekutuar në paraburgimin e policisë speciale serbe. Ne nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion për zgjidhjen e këtij rasti”, ka shkruar ai në Twitter, të premten.

Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi nga Kosova e shtetas amerikanë, ishin arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të siç pretendonte Beogradi kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. SHBA-ja vazhdimisht ka kërkuar drejtësi prej tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img