0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i AVUK: Kosova ka marrë masat preventive ndaj coronavirusit, produktet kineze janë ndaluar

Në emisionin #Hashtag me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar me ekspertët e fushës për virusin më të ri të shfaqur në Kinë.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi thotë se Kosova nuk importon nga Kina ushqime pos produkteve ushqimore për bletë e të cilat thotë se i kanë ndaluar posa është njoftuar për shfaqjen e këtij virusi.

Ai thotë se Kosova ka marrë masat për të bllokuar produktet e dyshimta nga Kina por sipas tij nuk mund të shkohet me veprime tjera para shteteve të rajonit.

Thaçi thotë se edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka rekomanduar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kinës për të evituar ndonjë bartje të virusit.

Zëdhënësi i AVUK thotë se nuk është mirë që të mendohet vetëm në kapacitetet spitalore që ka Kosova por më mirë është të merren masa preventive që ky virus të mos depërtoj në Kosovë.

“Ne i kemi të vendosur inspektorët në kufi. Nëse merren masat ne mund të veprojmë brenda minutës për të bllokuar produkte të caktuara”.

Ai thotë se AVUK ka kapacitete që nëse zbulohet kafsha që përcjell virusin ata mund të vizitojnë fermat dhe të marrin mostra për të bërë analiza.

Thaçi thotë se Kina është treguar fer kur ka lajmëruar menjëherë paraqitjen e këtij virusi pasi sipas tij ka shtete që fshehin për një kohë të gjatë paraqitjen e ndonjë virusi për të evituar pasojat propagandistike ndaj atij shteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img