Site icon PrishtinaPress

Zëdhënësi i AAK-së për Kurtin: Po promovon autostradën e nisur nga Haradinaj

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të videos nga kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që ky i fundit i ka bërë punimeve në autostradën e Gjilanit.

Xhemaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti e kishte kundërshtuar autostradën e Gjilanit, projekt ky i nisur në qeverinë Haradinaj.

“Autostrada e Gjilanit, projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj, në mars të 2018 u pat blloku me ardhjen e Qeverisë Kurti, tash e 3 vjet. Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet. Mungesën e sukseseve në projekte po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara”, ka thënë Xhemaili.

Sipas tij, pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, është ura e Saradranit.

“Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vizion”, është shprehur Xhemaili.

Exit mobile version