Site icon PrishtinaPress

Zëdhënësi i AAK-së i kundërpërgjigjet VV-së: Gomarët janë të rrezikshëm me ec nëpër tokë të minuar

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili i ka reaguar zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas akuzave të këtyre të fundit ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në një konferencë për media bëri të ditur se AAK shumë shpejt do të inicojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas gjendjes së krijuar në vend.

Reagimi i plotë i Xhemailit:

Ushtari që e ka në shpinë gomarin është një ushtar amerikan gjatë luftës së dytë botërore. Arsyeja që ushtari e bartë gomarin në shpinë është se ai mund të shkel në tokë e minume e me i rreziku krejt ushtarët përreth. Edhe njerëzit e tipit të Agon Batushës, i atij të ‘Vajit n’tepsi’ e Avni Zogianit e ndonjë tjetri, duhet me i mbajtë qeshtu nëpër shpinë se janë të rrezikshëm me ec nëpë tokë. Dështimin e juaj nuk mund ta mbuloni me propagandë të flliqtë.

 

Exit mobile version