0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i AAK-së e quan Kurtin “hiç” e këshilltarin e tij Hoxha “viç”

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka reaguar pas një deklarate të këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Duke reaguar ndaj kërkesës së Haradinajt për dorëheqjen e Kurtit nga pozita e të parit të qeverisë, Hoxha bëri një koment ofendues ndaj Kurtit.

“Ramush, nuk ka nevojë të hartosh fraza që shpejt të kthehen në fore kundër teje. Ramush, kur është për më folë diçka, je fut në zanat t’huaj. Si të ta them… më mirë hesht. Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën. Lulëzim Blaka zëdhënës i AAK-së, ka reaguar pas ofendimeve që Elvis Hoxha, këshilltar i Kurtit, i bëri për ish kryeministrin Haradinaj”, kishte shkruar Hoxha.

Ndërkaq, Blaka i është kthyer po ashtu me ofendime Hoxhës, duke e përfshirë edhe Kurtin.

“E dhimbshme. Ja ky hiçi ynë, çfarë viçash ka për këshilltarë. Këtë vemje. Këtë parazit!”, ka shkruar Blaka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img