Kosova pritet t’i japë presidentit të SHBA’së, Donald Trump nderin më të lartë për rolin e tij në ndihmën e dhënë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.
Kështu bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, përmes një artikulli të publikuar së fundi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, i ka konfirmuar presidentit Trump se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë.
Dy ndihmësit e Trumpit, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien dhe emisari i SHBA-së në dialog, Richard Grenell, do të nderohen me Medaljen presidenciale të Meritave.
Në letrën dërguar Trumpit, presidenti Thaçi e ka shprehur “mirënjohjen e thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi e ka ftuar presidentin e SHBA’së ta vizitojë Kosovën.
Vlen të theksohet se Kosova me Serbinë më 4 shtator nënshkruan marrëveshje ekonomike, nën ndërmjetësimin e presidentit Trump.