Eden Hazard është i gatshëm që të largohet nga Chelsea.
Ylli belg ka bërë me dije para pak ditësh se ëndrra e tij është që të luaj te Real Madridi.
Sipas ‘MARCA’, Eden Hazard është duke e bërë planin e njëjtë si të Thibaut Courtoisit, përcjell “lajmi.net”.
Belgu dëshiron që të kaloj në janar te Real Madridi, andaj ka refuzuar që ta nënshkruaj kontratën e re.
Edhe pse Chelsea është e bindur se do të qëndroj, deklarata e belgut bënë me dije se ai do të largohet në janar apo më së largu në verën e vitit 2019.