Emisioni i sotëm i mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio kishte më shumë të qeshura se zakonisht…
Arsyeja e këtyre të qeshurave ishte pikërisht aktori shumë i dashur i publikut, Agron Llakaj. Ai foli për eksperiencën e tij në Portokalli, Al Pazar, politikën, marrëdhënien me kolegët në punë, për mbesën, familjen dhe shumë tema të tjera.
Agroni është aq i lidhur me mbesën, sa tregoi që e merrte atë në prova dhe në shfaqjet e Al Pazar, për këtë arsye kur u pyet për banalitetin në emisionin e tij, ai tha: “Pak më parë folët për mua dhe mbesën. Dhe unë nuk thash që kur dal në ekran fsheh mbesën. Ajo vjen atje në “Al Pazar” dhe natyrisht që ajo fjalë nga më të ndyrat mund të dëgjojë dhe në oborrin e shkollës, se ky është realiteti sot, por ne mundohemi të përdorim sa më pak fjalë banale.”
Meqënëse kohët e fundit po flitet për fillimin e spektaklit të vallzimit “Dancing With The Stars” dhe duke marrë parasysh bashkëpunimet e mëparshme të të aktorit me producenten Holta Dulaku, moderatorja e Chaud Patate e pyeti Agronin nëse ai do të jetë pjesë e këtij spektakli, qoftë dhe thjesht si juri. Agroni e mohoi pjesmarrjen e tij, duke na nxjerrë dhe një sekret.
Jo, nuk do të jem pjesë e “Dancing With The Stars”, sepse dhe me linjat s’kam lidhje me vallzimin. Dy djemtë e Al Pazar (binjakët) do të jenë pjesë e “Dancing With The Stars”. Nuk e di se ç’kanë një intrigë tjetër që do të përdoren dyshe.”,- u shpreh Agroni për “Chaud Patate”.