Site icon PrishtinaPress

Zbulohet skandali i Hib Petrol- Popullit ia rritë çmimin e naftës, qeveritarët e blejnë më lirë

Ende pa filluar lufta Rusi-Ukrainë, kriza e rritjes së çmimi i derivateve të naftës preku edhe Kosovë. Këtë javë çmime u rritën dukshëm më shumë.

Qytetarët po e blejnë dukshëm më shtrenjtë naftën e benzinën në të njëjtat pikat të karburanteve, se sa po e blejnë institucionet publike.

Gjatë muajit janar të këtij viti, shënjuesit e vendosur në pompat e derivateve kanë treguar se nafta kushton 1.30 centë.

Por, institucionet publike u furnizuan dukshëm më lirë me të njëjtat derivate, prej të cilave shpenzojnë mijëra litra në ditë, për automjete e për gjeneratorë.

Agjencia Qendrore e Prokurimit – AQP, ka të kontraktuara kompani “HIB Petrol” SH.P.K, për furnizim me derivate për institucionet publike, qendrore e lokale.

Gjatë muajit janar, institucionet qendrore lokale u furnizuan me naftë në vlerë prej 1.18 euro dhe në vlerë 1.13 euro në pikat e karburanteve të kësaj kompanie të cilat gjenden në secilin qytet të Kosovës.

Me çmim të njëjtë u ble edhe benzina.

Këto të dhëna figurojnë në dokumentin e AQK-së “Vendim për formimin e çmimeve për furnizim me Karburante për muajin Janar 2022”, të siguruar nga Periskopi.

Mirëpo, AQP-ja kalkulimin e çmimit gjatë realizimit të kontratës e bënë duke u bazuar në çmimin mesatar mujor të berzës së Plattit CIF Med (Genova/Lavera), kursit mesatar mujor të Bankës Qendrore Evropiane dhe elementeve tjera fikse dhe variabile.

https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/03/wew.png

Pronari i kësaj kompanie Kujtim Bucaliun, ka qenë i dënuar me katër vjetë burgim për veprën penale të mashtrimit, lidhur me furnizimin me naftë të 44 institucioneve edukativo- arsimore brenda territorit të Komunës së Prishtinës, për ngrohje dhe gjenerator, shkruan Insajderi.

Sipas Aktakuzës ‘HIB Petrol Sh.P.K.’, e kishte mashtruar Komunën e Prishtinës duke i ofruar produktin e naftës që nuk përkonte me kriteret dhe cilësinë e karburanteve të naftës të paraparë me vlerën e konformitetit të lëndës djegëse, duke kaluar deri në 8.0 herë më shumë prezencën e sulfurit në naftës. Madje atë kohë ishte thënë se nafta e ofruar për ngrohje nga kjo kompani ishte kancerogjene.

Bucaliu është dënuar edhe me gjobë në shumë prej 15 mijë eurosh.

Mirëpo është liruar dhe është shpallur i pafajshëm nga Apeli me arsyetimin se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj kësaj kompanie ishte e pa bazë./Insajderi.org

Exit mobile version