1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet skandali i gazetares italiane me De Biazin

Në përfundim të takimit me Italinë ishte e vështirë të gjeje diçka pozitive ndërsa ajo që e nxiu më shumë performancën e Kombëtares ishin incidentet e tifozëve gjatë ndeshjes të cilat u bënë shkak edhe për ndërprerjen disa minutëshe të lojës. Kjo kurrsesi nuk mund t’ju shpëtonte gazetarëve italianë të cilët në përfundim të takimit nuk nguruan të provokojnë De Biazin. “Na kishit premtuar një Shqipëri tjetër në dy këndvështrime dhe nuk e pamë në asnjërin prej tyre. As në fushën e lojës dhe as në shkallët e stadiumit”, duke iu referuar pikërisht problemeve që u shkaktuan prej tymueseve.

Gjithsesi, kreu i pankinës së Shqipërisë iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetarit, me të cilin dukej se kishte edhe njohje personale. “Sigurisht që jam i mërzitur për atë që bënë tifozët, pasi nuk e prisja. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë në këto pesë vite që kam si trajner i Shqipërisë. Por ky incident nuk mund të përfaqësojë aspak vlerat e vërteta të tifozërisë.

Ju vetë personalisht keni qenë me mua në Marsejë dhe ende i kujtoj fjalët që më thoshit, se sa i mrekulluar ishit nga atmosfera që po krijonte tifozëria e Shqipërisë. Kishit një vlerësim shumë të madh në të dyja këndvështrimet, si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Pra, besoj se nuk mund të hidhet gjithçka poshtë vetëm me këtë që ndodhi në Palermo”, iu përgjigj De Biazi, duke marrë edhe aprovimin me kokë nga ana e gazetarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img