Medhi Benatia është larguar me shumë zhurmë nga Juventus.
Medhi Benatia është larguar nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi maroken ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Katar.
Por, largimi i tij ka sjellë telashe te “Bianconerët” ku brenda javës janë lënduar dy qendërmbrojtësit kryesorë, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.
Kurse, “Tuttosport” ka raportuar mbi arsyen kryesore pse Benatia u largua nga Torino, përcjell prishtinapress.eu
Benatia thuhet se disa herë ka refuzuar të inkuadrohet në lojë si rezervist kurse kishte edhe përplasje të shpeshta me trajnerin Massimiliano Allegri. Juventus në fund vendosi ta pranojë ofertën nga Katari për shitjen e tij.