1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet si u rrëzua Qeveria Mustafa, Pal Lekaj thotë se gjithçka organizoi me Hashim Thaçin

Teksa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, po fliste në Pressing të T7 për përpjekjet e kësaj partie për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, Lekaj u kthye mbrapa 6 vjet në kohë.

Saktësisht, në vitin 2017, kur ishte rrëzuar Isa Mustafa nga pozita e kryeministrit të Kosovës përmes një mocioni që ishte mbështetur edhe nga PDK-ja që aso kohe drejtohej nga Kadri Veseli.

President në atë kohë ka qenë Hashim Thaçi, por Lekaj tregon se asnjë nënshkrim të mocionit nuk e kishin bërë pa koordinim me Thaçin.

”Bashkëpunim me zotin Thaçi dhe kryetarin e parlamentit kur i kemi bërë 40 nënshkrime, saktë. Ne kemi thirrur seancë brenda tri ditëve dhe është rrëzu Qeveria Mustafa me 87 deputetë”.

”Të gjitha nënshkrimet i kam marrë me koordinim presidentin dhe kryeparlamentarin. E kemi rrëzu Qeverinë. Thaçi ka pasur ndikim sa i përkët rrëzimit të Qeverisë”, ka thënë Lekaj.

Në vitin 2014 ishte arritur një koalicion qeverisës në mes PDK-së dhe LDK-së, që rezultoi që Hashim Thaçi të ulej në pozitën e kryeministër më pak se dy vite pas asaj marrëveshjeje, ndërkaq Mustafa ishte kryeministër deri sa u shkarkua nga partneri qeverisës, PDK-ja dhe subjektet e tjera opozitare të asaj kohe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img