2500-3000 ishte shuma që dy persona u merrnin klientëve të ndryshëm me qëllim që t’u siguronin kontrata pune për punësim në shtete të ndryshme.
Vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjete mijë euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Ferizaj. 02.102023 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se të njëjti në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme, duke marrë nga viktimat para në vlerë prej 2500-3000 €, më qëllim të sigurimit të kontratës së punës. Vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjete mijë euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./ Express/