4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet shuma me të cilën është gjobitur Mane nga Bayerni, pas sulmit fizik ndaj Sanes

Sadio Mane raportohet se është dënuar me gjobë prej më shumë se 300 mijë euro nga Bayern Munichi.

Ky dënim për senegalezin vije pasi ai goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas këtij rasti, Mane u suspendua nga Bayerni për ndeshjen e radhës, që e zhvilloi të shtunën ndaj Hoffenheimit në Bundesligë.

Gazetari nga “Sky”, Florian Plettenberg, që është edhe i afërt me “Bavarezët” ka raportuar se 31-vjeçari është gjobitur me më shumë se 300 mijë euro.

Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes mes futbollistëve të kampionit gjerman, por nga mediat e atjeshme u tha se Sane e ka fyer Manen në baza racore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img