Site icon PrishtinaPress

Zbulohet sekreti se si të jeni më të lumtur në punë

Gjetja e kohës për t’u përqendruar në përvetësimin e një aftësie të re, mësimi i një programi softuerik apo thjesht të lexoni më gjerësisht për industrinë në të cilën punoni mund të bëjë mrekulli për ju mendërisht – por edhe profesionalisht.

Hulumtimet e reja nga LinkedIn ka zbuluar se mënyra më e mirë për t’u siguruar se jeni të lumtur në punë është duke shpenzuar më shumë kohë duke mësuar.

Mes profesionistëve të anketuar, ata të cilët konsideroheshin si persona që vazhdimisht mësojnë – pra ata që i shpenzojnë më shumë se pesë orë në javë duke lexuar, shikuar dokumentare, etj. – kishin raportuar se janë më të lumtur, kanë më pak stres, janë më produktivë dhe kanë më shumë vetëbesim sesa ata që nuk shpenzojnë kohë duke mësuar.

Ndër tjerash, krahasuar me personat që nuk shpenzojnë kohë duke mësuar, ata që vazhdimisht mësojnë janë:

– 74% më të prirë të dinë se çfarë duan të bëjnë me karrierën e tyre;

– 48% më të prirë të jenë më të kënaqur në punë;

– 47% më të prirë të jenë më pak të stresuar;

– 39% më të prirë të ndihen të suksesshëm dhe produktivë;

– 21% më të prirë të jenë më të lumtur.

Exit mobile version