1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet qyteti i mbretit David? (Foto)

Një qytet i humbur nga koha e sundimit të mbretit David nga testamenti i Vjetër është gjetur në Jerusalem.

Të dhënat radiokarbon sugjerojnë se qyteti është nga koha kur Bibla thotë se mbreti kishte jetuar.

Mbreti David është një paraardhës i Jezuit, sipas burimeve biblike, të cilat thonë se ai sundoi rreth vitit 1000.

Ekspertët pohojnë se gërmadhat e gjetura së fundi datojnë deri në shekullin e dhjetë BC.

Kjo lidhet me afatin kohor kur Bibla thotë se mbreti David ekzistonte, duke e bërë lidhjen ‘të besueshme’, pohojnë kërkuesit.

Profesor Avraham Faust nga Universiteti Bar-Ilan, i cili qëndron “prapa zbulimit” thotë se lidhja ndërmjet rezultateve dhe historisë biblike është ‘bindëse’.

Por, ekspertët janë të ndarë rreth ekzistimit të vërtetë të mbretit David dhe se gjetjet duket se do të nxisin debatet lidhur me atë nëse figurat biblike kanë ekzistuar me të vërtetë.

Disa thonë se pjesa Canaanite e Eglon, më vonë e listuar në Bibël si pjesë e fisit të Judah, të cilin e kishte themeluar David.

Rezultatet e të dhënave të radiokarbonit nga mostrat e marra nga dyshemetë e sipërfaqeve të gjetura janë publikuar.

Ato tregojnë se të dhënat janë rreth të njëjtës kohë kur mbreti David kishte sunduar.

Sidoqoftë, disa ekspertë tërheqin vërejtjen “rreth zbulimit’.

Francesca Stavrakopoulou, profesoreshë e religjionit të lashtë në Universitetin Exeter, thotë se kjo nuk është evidencë për ekzistimin e mbretit David.

“Është Bibla ajo që dëshmon se David dhe Solomon formuan mbretërinë në tokën Canaan, jo arkeologjia”, shprehet ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img