Joao Felix nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madridit, sipas raportimeve të fundit.
Mes lojtarit dhe klubit nuk do të ketë përpjekje për rregullim të raporteve, andaj portugezi besohet se do të largohet përfundimisht këtë verë.
Dëshira e Felixit është që t’i bashkohet Barcelonës dhe sipas Fabrizio Romanos, ai do të pret deri të premten për këtë lëvizje.
“Relevo” raportoi se 23-vjeçari ka tashmë një opsion rezervë, nëse nuk do t’i bashkohet Barçës.
Sipas mediumit spanjoll, Felix do të huazohet në Arabinë Saudite.
Al-Hilal më parë bëri ofertë për huazimin e tij duke paguar 15 milionë euro për një sezon të vetëm, por u refuzua nga “Los Colchoneros”, të cilët duan vetëm shitjen e tij.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Benficas mbetet i bindur se në një mënyrë ose në një tjetër, Atletico Madridi do të pranojë largimin e tij.
Ndryshe, reprezentuesi i Portugalisë me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.