0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet personi që ia publikoi mesazhet ambasadorit britanik në ShBA

Sipas gazetës “Sunday Times”, autoritetet britanike e kanë gjetur personin që qëndron prapa publikimit të mesazheve konfidenciale të ambasadorit britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch.

Zyrtarët britanikë e nisën një hetim për gjetjen e personit përgjegjës për publikimin e dërgesave elektronike. Njësiti policor kundër terrorizmit e ka nisur një hetim për këtë çështje dhe ka arritur ta zbulojë personin që e bëri këtë vepër.

Bazuar në shkrimin e kësaj gazete, e cila i ka cituar disa burime qeveritare, autoritetet e kanë identifikuar një person dhe tashmë janë përjashtuar dyshimet që këtë publikim ka mundur të jetë bërë përmes hakerëve nga shtetet tjera.

“Ata mendojnë se e kanë gjetur personit që i publikoi dërgesat. Tash çështja pritet të trajtohet në gjykatë. Ishte dikush që kishte qasje në dosjet e arkivit. Ata hynë brenda dhe i morën disa materiale”, ka thënë ky burim.

Ambasadori i deritashëm britanik në Shtetet e Bashkuara në këto dërgesa e kishte përshkruar administratën e Trumpit si të ngathët dhe jofunksionale. Këto komente e nxitën reagimin e ashpër të presidentit amerikan, duke bërë që ambasadori të japë dorëheqje.

Mbështetur në këto publikime, diplomati britanik e kishte informuar qeverinë e vendit të tij në maj të vitit 2018 se presidenti Trump ka vendosur që të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranit vetëm për shkak se ajo ishte arritur nga paraardhësi i tij, Barack Obama, shkruan “The Guardian”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img