Site icon PrishtinaPress

Zbulohet “Passat-i elektrik” me të cilin Volkswagen do të sulmojë Modelin 3 të Teslas

Në fillim të këtij viti në eventin CES, Volskwagen ofroi pamje paraprake të një prototipi të kamufluar i cili eventualisht do të bëhej ID.7, një “sedan” me bateri me synim që të jetë konkurrent i Tesla Model 3, dhe efektivisht të shëberjë si një zëvendësues elektrik i Passat.

“Sedani” elektrik do të debutojë me 18 prill në Shanghai Auto Show, por dizajni i produktit ka rrjedhur nëpërmjet zyrës së patentave të Ministrisë së Brendshme kineze, duke na dhënë neve një pamje mbi atë se çfarë mund të presim nga versionet amerikane dhe evropiane të cilat do të dalin më vonë.

Siç mund të shohim në fotografi, stilimi i ID.7 përmban shenja nga koncept veturat ID.Aero, IZ.Vizzion dhe ID.Space Vizzion. Vlen të përmendet se emërtimi i modelit në veturën e tregut kinez është “ID.7 Vizzion” dhe jo vetëm “ID.7”, edhe pse mbetet e pa qartë se nëse kjo skemë e emërtimit do të mbartet edhe tek tregjet e tjera.

Duke shikuar dizajnin, duhet ta pranojmë se silueta e saj duket çuditërisht e gjatë, edhe pse supozohet se kjo është bërë për shkak të efikasitetit të aerodinamikës, dhe përderisa pjesa e lartë e parakolpit duket ashtu si pritej, pjesa e poshtme doli të jetë një befasi.

Në vend të parakolpit më sportiv të konceptit ID.Aero, ID.7 përmbanë një grafikë në formë T-je e që pothuajse të kujton veturën Polestar 2. Në mes të hyrjes së poshtme dhe zonës së fenerëve, mund të shohim konturin e zbehtë të një grile Lamando- e stilit “të buzëqeshur”.

Disa veçori që i qëndruan besnike konceptit janë dizajni i pjesës së pasme me shiritin e dritës të modeluar me gjerësi të plotë, si dhe sera tërësisht e zezë me shiritin e saj të kromit. Dorezat e dyerve të u transferuan gjithashtu në prodhim, megjithëse kjo ishte mjaft e lehtë për t’u konstatuar, edhe nga shikimi i prototipeve të kamufluar.

Exit mobile version