Site icon PrishtinaPress

Zbulohet opinionisti i parë i BBVK3?

Që nga nisja e ‘Big Brother VIP’ të parë në trojet shqiptare, emri i tij lakohet në vazhdimësi.

Një karakter i drejtpërdrejtë dhe krejt unik si ai i Milaim Zekës pa diskutim që do i duhej çdo kasti të këtij formati kaq popullor.

Por, Milaimi ka qenë po aq i prerë sa për të mos lënë dyshime.

Në rolin e banorit do jetë e vështirë që ta shohim, teksa për të tjera role nuk dihet!

E me shumë gjasë, Zekën mund ta shohim në vjeshtë në sezonin e tretë të Big Brother VIP Kosovës në cilësinë e opinionistit, pozitë kjo që nuk do t’i thoshte jo.

Gazetari i mirënjohur është parë duke dalë së voni nga objekti i produksionit.

Exit mobile version