3.8 C
Pristina
Saturday, January 25, 2025

Buy now

spot_img

Zbulohet një stacion sekret i policisë kineze në Nju Jork, dy persona të arrestuar

Policia amerikane arrestoi dy njujorkezë sot, pasi dyshohet se drejtonin një “stacion policor sekret” kinez në lagjen kineze të Manhatanit, tha në një deklaratë një prokuror federal në Bruklin.

Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, përballen me akuza për pengim të drejtësisë dhe komplot për të vepruar si agjentë të qeverisë kineze pa njoftuar autoritetet amerikane, thanë prokurorët.

Ata pritet të dalin para një gjyqtari federal në Bruklin gjatë ditës së sotme.

Për çfarë akuzohet dyshja?

Akuzat vijnë pasi Departamenti i Drejtësisë po shton hetimet për ato që i quan përpjekjet për “shtypje transnacionale” nga kundërshtarët e SHBA-së si Kina dhe Irani për të frikësuar kundërshtarët politikë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ky veprim gjyqësor ekspozon shkeljen flagrante të Kinës të sovranitetit të kombit tonë duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të Nju Jorkut”, tha në një deklaratë Breon Peace, prokurori më i lartë federal në Brooklyn.

Prokurorët thanë se në vitin 2018, Liu u përpoq të bindte personin, të cilin Kina e konsideron të arratisur, të kthehej në shtëpi. Ata shtuan se ky person ka raportuar se është ngacmuar dhe kërcënuar.

Ata shtuan se dyshja pranoi në FBI të SHBA-së se fshinë korrespondencën e tyre me qeverinë kineze pasi mësuan se ishin nën hetim.

Prokurorët federalë kanë akuzuar më shumë se një duzinë shtetas kinezë dhe të tjerë për kryerjen e mbikëqyrjes dhe ngacmimit të disidentëve që jetojnë në SHBA, duke përfshirë riatdhesimin me forcë të njerëzve që Kina i konsideron të arratisur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img