Gjatë një bisede Luizi ka zbuluar se i ka bërë një kërkesë Vëllait të Madh. Nëse e fiton Big Brother VIP, Luizi kërkon që të qëndrojë për 12 orë vetëm në shtëpinë më të famshme.
“I kam bërë kërkesë Vëllait të Madh, nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë por 12 orë. Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë”, tha Luizi.
“A më the se do ikim në shtëpi?”, e pyeti Kiara.
“Duro moj duro. Ti thua se do ma plotësojnë, të rrinë një staf 1000 vetë duke më parë mua nëpër shtëpi, a je në terezi! Por nëse ma plotësojnë do rri”, ja ktheu Luizi./PrishtinaPress/