Videoja e cila shfaq momentin kur policët e qëllojnë sulmuesin e Londrës është shfaqur në rrjetet sociale, por autenticiteti i saj nuk është konfirmuar.
Ndërkaq policia në Londër ka arritur ta identifikojë sulmuesin e lindur në Britani, emri i të cilit është Abu Izzadeen, simpatizues i ISIS-it, transmeton Telegrafi.
Ai ka lindur në Londër, por ka qenë i burgosur për shkak të krimeve që kishin të bëjnë me terrorizmin. Ai ishte liruar në maj të vitit 2009.
Në sulmin e përgjakshëm në Londër kanë humbur jetën katër persona, dhe mbi 20 tjerë janë lënduar.
Sulmuesi kishte vozitur me shpejtësi të madhe nëpër urë duke shkelur dhjetëra persona, dhe më pas kishte arritur tek porta e Parlamentit britanik duke therur një polic i cili më vonë ndërroi jetë rrugës për në spital.