Kemi ca të reja interesante nga jeta sentimentale e Irina Shayk dhe lidhen me Tom Brady, i cili duket se pas divorcit nga Gisele Bündchen, mund të jetë në një marrëdhënie me Shayk.
Ata u fotografuan duke flirtuar dhe duken kaq të afërt me njëri-tjetrin. Sipas një dëshmitari, Tom e mori Shayk nga hoteli ku po qëndronte në fundjavë dhe së bashku shkuan në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Dyshja doli rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe u panë edhe më të afërt dhe të lezetshëm në makinë. Më pas, Tom e mori sërish pasditen e së shtunës me makinën e tij Rolls-Royce Irina-n dhe kaluan një tjetër ditë bashkë.
Sipas burimeve, Irina e ka shumë qejf Tom dhe thuhet se ajo e ka kërkuar me këmbëngulje një raport me të. Asokohe, menaxheri i modeles e mohoi kategorikisht supozimin, por gjithsesi, modelja vijoi të dilte me Tom.
Brady ka qenë i martuar për 13 vite me Gisele, një tjetër supermodele dhe ata i dhanë fund raportit në tetor të vitit të kaluar dhe njoftuan publikun përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale, ku theksuan se prioritet, në këtë periudhë, do të kenë si përherë 2 fëmijët e tyre dhe se do të përqendrohen në mirëqenien e tyre.
Nga ana tjetër, Irina ka qenë në një marrëdhënie rreth 4-vjeçare me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një fëmijë.