Zyrtarët e Doganës bashkë me ata të Policisë së Kosovës të enjten kontrolluan disa lokacione në dy rajone të Kosovës.
Të gjitha mallrat që u gjetën pa dokumente u konfiskuan, përderisa gjatë këtij aksioni u zbulua edhe një punëtori ku falsifikoheshin rrobat e markave të njohura botërore.