Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana të Italisë.
Burime për Vip Magazine, bëjnë të ditur se dasma do të mbahet në datën 17 qershor.
Ceremonia do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit.
Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë dhe kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në Itali.