Qarkulluan shumë teori ditën e djeshme mbi Jorin dhe Noizyn që u shfaqën në të njëjtin vend në jug të Shqipërisë.
Për ata që e kanë humbur, modelja postoi fillimisht një foto në Instastory duke treguar jahtin dhe detin. Më pas, Noizy postoi një foto të saj në jaht.
Kaq mjaftoi që rrjeti të ndizej: Janë bashkë në një romancë, apo po sjellin një projekt dhe po na ngacmojnë me disa postime?
Ne aluduam se kjo e dyta ka gjasa të jetë e vërtetë. Dhe duket se diçka të tillë e ka vërtetuar vetë modelja. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga Vlora. Dhe në fotot në fjalë shihet në prani të njerëzve të tjerë, në një hotel, duke u grimuar.
Kështu ka lënë të kuptohet se ka qenë puna që e ka bërë bashkë me Noizyn. Ndoshta një projekt i ri muzikor, ndoshta ndonjë xhirim për koleksionin e tij Illyrian Bloodline. Jemi në pritje.