Site icon PrishtinaPress

Zbulohet banori i edicionit të ri të Big Brother VIP?

Mevlan Shaba është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në “Kepin e Vip-ave”.

“Në fakt nuk e prisja, e kisha dëgjuar që do të bëhej ndryshe nga vjet që ishte “Kepi i Tundimeve” këtë vit ishte i VIP-ave edhe sigurisht Olsa që më thërret në telefon. Kemi bërë një takim kemi folur pak për këtë projekt, mu duk interesant dhe thashë pse mos ta provoj?”, ka thënë ai.

Mevlan Shaba

Ai shpeshherë ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë edhe e formatit “BBV”.

I pyetur në lidhje me këtë Mevlani tha: Aty është një thikë me dy presa sepse nuk i dihet gjithmonë ne mendojmë që jemi aq të aftë, ne mund të bëjmë namin pastaj këto janë formate që ti nuk e di kurrë se si shkojnë kështu që qejfi edhe na e ka edhe jo.

Mevlan Shaba

“Duke qenë se janë 20-30 personazhe të ndryshëm, do të përballesh me këdo. Mua nuk më shqetëson ky fakt. Di t’i përballoj njerëzit si në rastet e debateve, sjelljeve. Kjo është pak e vështirë sepse nuk jam mësuar të rri i mbyllur. Jam gjatë gjithë kohës jashtë”, ka shtuar ai.

Exit mobile version