Barcelona nuk e ka mbyllur ende afatin kalimtar, përkundër problemeve tashmë të njohura financiare.
Kampioni aktual nuk i ka regjistruar ende disa lojtarë, ndonëse tashmë ka nisur sezoni i ri i La Ligas.
“Blaugrana” janë të bindur se Marcos Alonso dhe Inaki Pena do të jenë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez duke nisur nga 3 shtatori, njëjtë si Joao Cancelot, objektiv i deklaruar për ta përforcuar krahun e djathtë.
Natyrisht, situata nuk do të jetë e lehtë të zgjidhet.
Siç raporton mediumi spanjoll “Sport”, 60 milionët që do t’i marrë Barça nga shitja e një pjesë të aseteve do të jetë e mjaftueshme për regjistrimin e këtyre tre lojtarëve.
Katalunasit duket se kanë marrëveshje me Manchester Cityn për mbrojtësin e djathtë portugez, i cili mund të zyrtarizohet të premten dhe më pas të debutojë kundër Osasunës në fundjavë.
Në ndërkohë, Barça po punon edhe në dalje, ndërsa pritet të shitet qendërmbrojtësi Clement Lenglet.
E në fund të afatit kalimtar mund të bëjë edhe një “goditje” në repartin ofanziv, e cila mund të jetë Joao Felix i Atletico Madridit.