-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohen përgjimet e xhihadistëve kosovarë: Jam i detyruar t’i vras të gjithë (Video)

“Nëse nesër betohem dhe më urdhërojnë atëherë jam i detyruar t’i vras të gjithë” është kjo një nga përgjimet e zbardhura nga policia italiane, bisedë e realizuar mes 4 xhihadistëve nga Kosova të arrestuar ditën e djeshme, të cilët planifikonin një sulm në urën Rialti në zemër të Venecias.

Në një tjetër përgjim njëri prej tyre shprehej se duke vendosur një bombë në Venecia e duke vrarë të pafetë fitonte parajsën.

Ditën e djeshme policia italiane asgjësoi një celulë xhihadistësh të cilët planifikonin të sulmonin Venecian, transmeton portali Shqiptarja.

Të arrestuarit shqiptarë nga Kosova janë Fisnik Bekaj 24 vjeç,Dake Haziraj 25 vjeç dhe 27 vjeçari Arjan Babaj dhe një djalë minoren.

Ata sipas të dhënave ishin frymëzuar nga sulmi terrorist ne Londër si dhe kishin shfaqur shenja të qarta radikalizimi por ajo që alarmoi autoritete italiane ishin pikërisht përgjimet.

Madje gjatë konferencës për shtyp prokurori e përshkroi celulën të rrezikshme.

Frika e sulmeve terroriste dhe të dhënat se luftëtarët e huaj sidomos nga Ballkani kanë shtrirë veprimin e tyre në Itali ka vendosur në alarm autoritetet italiane.

Xhihadistët të integruar në Itali, punonin si kamarierë

Sikurse u raportua edhe ditën e djeshme të rinjtë ishin integruar në jetën sociale në Venezia, madje dy prej tyre punonin edhe si kamarier. Ndërsa Fisnik Bekaj 24-vjeç më parë kishte shkuar në Siri dhe pas kthimit kishte kaluar edhe në Kosovë.

Kosovarët entuziastë për sulmet në Londër

Mediat italiane raportojnë se pas atentatit në Londër në 22 mars, grupi nga Kosova ishte dëgjuar të shpreheshin në telefon shumë të entuziasmuar.

Autoritetet prej kohësh ishin në kërkim të këtyre personave dhe kishin mbledhur të dhëna se disa prej tyre kishin si qëllim të shkonin në Siri dhe të luftonin me ushtrinë islamike. Por sulmi terrorist në Londër dhe komentet entuziaste i detyruan hetuesit të ndërhynin menjëherë.

Arrestimet u kryen një ditë më parë ndërsa policia kreu 12 kontrolle në tri banesa të ndryshme, ku zbuloi se të rinjtë kishin shkarkuar materiale nga interneti sa i përket luftimeve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img