4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohen “këshillat” e Vuçiqit ndaj Listës Serbe nga takimi pesë orësh

Përfaqësuesit e Listës Serbe, sot kanë mbajtur një takim maratonik me presidentin e serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Sipas zëvendësit të Listës Serbe, Igor Simiq, Vuçiq i informoi ata se Serbia ende nuk ka gjetur zgjidhje për çështjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Ne folëm hapur për pozitën e popullit tonë në Kosovë. Presidenti i Serbisë gjithashtu tha se aktualisht nuk ka zgjidhje që do të ishte e dukshme”, tha Simiq për Tanjug.

Në takimin, që zgjati më shumë se katër orë, u diskutua kryesisht për situatën politike dhe të sigurisë, dialogun, por edhe fazën në të cilën Serbia është e vendosur aktualisht.

Simiq ka vënë në dukje se përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, për çdo rast, po këshillohen me Beogradin për të gjitha çështjet që ndodhin në Kosovë.

Vuçiq ka kërkuar nga Lista Serbe të jetët vigjilente për çdo hapë që marrin, kur së pari duhet të kërkojnë mendimin nga Serbia.

Lista Serbe ka theksuar se ka besim absolute në presidentin Vuçiq, dhe se besimi nuk është vënë në pikëpyetje, siç tregohet, dhe zgjedhjet në Kosovë.

Sido qoftë, nuk janë dhënë detaje të tjera të takimit e nuk ka pasur as deklarim nga i pari i Serbinë në lidhje me takimin në fjalë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img