ortieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, ka zbuluar se çfarë u ka thënë Ranieri lojtarëve pas shkarkimit.
Trajneri italian sot është parë në qendrën stërvitore te Leicester Cityt, për t’u përshëndetur me lojtarët.
Schmeichel gjatë një interviste për BBC, ka thënë se Ranieri ka ardhur për të falënderuar lojtarët për gjithçka që kanë dhënë këtë sezon dhe në të kaluarën. Ai shton se ishte trishtuese të ndahen në këtë mënyrë.
“Claudio erdhi për të na dhënë lamtumirën, falënderoi lojtarët për përpjekjet e tyre, dhe falënderoi për gjithçka që kanë dhënë sezonin e kaluar. Ne kemi arritur diçka të jashtëzakonshme së bashku dhe është trishtuese të ndahemi në këtë mënyrë”, ka deklaruar portieri Schmeichel