2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohen detajet e kontratës së re të Rrahmanit

Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin.

Futbollisti kosovar po shfaq formë solide me klubin italian, i cili po planifikon ta shpërblejë atë.

Sipas gazetarit sportiv italian Nicolo Schira, marrëveshja në mes të palëve është arritur dhe kapiteni kosovar do ta hedhë të zezën mbi të bardhë në ditët në vazhdim, përcjell “Gazeta Express”.

29 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, deri më 2027, pasi kontrata aktuale do të skadojë në vitin 2024.

Gjithsesi, lojtari do të përfitojë më shumë edhe në aspektin ekonomik.

Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do t’i marrë 2,5 milionë euro neto në vit.

Në këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës i ka zhvilluar 17 ndeshje në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 4 në Ligën e Kampionëve, duke e shënuar ndërkohë një gol.

Një kohë, Rrahmani ishte i lënduar dhe i ka humbur disa ndeshje, ndërsa tash është rikthyer në një lider të Spallettit, i cili i ka meritat më të mëdha për ngritjen dhe zhvillimin e përparimin e Amir Rrahmanit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img