2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohen detaje të reja mbi “Love Island Albania”! Takohen Luana Vjollca dhe skenografi i njohur italian

Prej disa muajsh tashmë, kanë filluar përgatitjet për programin më të ri që pritet të fillojë në Tv Klan, Love Island Albania.

“Love Island” është një patentë ndërkombëtare nga ITV Studio, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri, ku në fokus ka dashurinë, por nuk mungojnë as dramat, lojërat dhe argëtimi.

Herë pas here, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca ndan copëza momentesh nga ditët e saj të punës në Instagram. Ashtu siç ka qenë edhe një nga postimet ditën e sotme. Luana ka publikuar në Instagram disa video e foto nga përgatitjet që po bëhen në Tv Klan për “Love Island Albania”, por në këtë sërë postimesh, ajo ç’ka na ka tërhequr vëmendjen ka qenë pikërisht një fotografi bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Tv Klan, Aleksandër Frangaj si dhe me skenografin e mirënjohur Italian Gaetano Castelli.

Skenografi i San Remo, Gaetano Castelli, një emër i lakuar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, i cili prej 15 vitesh bashkëpunon për skenografinë e projekteve më të rëndësishme në Tv Klan.

Takimi i tyre, na ka futur në shumë dilema dhe na konfuzuar për vetë faktin se me çfarë lidhet bashkëpunimi i tyre. Po flasim për një skenë në “Love Island”? Por sipas formatit dimë që ajo zhvillohet në një vilë, apo njëkohësisht me “Love Island”, Luana e palodhur nga puna ka nisur edhe përgatitjet për “Zemër Luana”.

Sigurisht me shumë pikëpyetje në këtë aspekt, të cilat presim t’i sqarojë vetë moderatorja dhe autorja Luana Vjollca, por ajo që mund të themi të sigurtë është se padiskutim, ylli i televizionit, Luana Vjollca dhe skenografi i njohur, Italian Gaetano Castelli kanë bashkuar forcat së bashku në TvKlan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img