-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohen arsyet e suspendimit të zyrtarit të AKI-së

Një zyrtarë i auditorit të brendshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është suspenduar dje nga puna.

Burime të “IndeksOnline” bëjnë të ditur se i njëjti është suspenduar për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky zyrtar thuhet se ka nxjerrur informacione të cilat nuk janë për publikim dhe kjo ka çuar në suspendimin e tij.

Sipas këtij burimi fjala është për personin Naim B.

‘Indeksonline’, merr vesh se zyrtari i AKI-së është i pa cërtifikuar në auditim.

“Ai në vazhdimësi ka bërë raporte tendencioze kundër AKI-së dhe kjo do të hetohet. Informatat fillestare tregojnë se bëhet fjalë për një mashtrues brenda këtij agjensioni”, ka thënë ky burim për ‘Indeksonline’.

Sot gjatë ditës ‘Indeksonline’, është i pari qe ka raportuar për suspendimin e këtij zyrtari të AKI-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img